Friday, May 25, 2007

GOODBYE OMONIA! NDOSHTA PARTIA EPIRIOTE………

Stavri Marko

“Omonia” më në fund pritet të heshtë në veprimtarinë e saj qysh prej fillimeve të pluralizmit në Shqipëri 1991. Organizata e Minoritetit Ethnik Grek në Shqipëri, e konvertuar si shoqatë politike në pamundësi të përfaqësimit në Parti Politike Etnike, do të shndërohet në një forcë tjetër me program dhe ide krejtësisht politike me vision europian të saksionuara në të ardhmen e afërt edhe në Kushtetutën e Shqipërisë.

Në rrugën e shkurtër dhe të vështirë prej 16 vjetësh, anëtarët e saj kanë përballuar tensione dhe burgosje (Gjyqi I të Pestëve), rahje dhe tortura, grabitje votash dhe, për të mos folur gjatë për regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe atij në periudhën midis dy Luftërav Botërore ku grekët etnikë vecanërisht krahina e Himarës, ka pësuar vuajtjet më të mëdha si mohim kolektiv i identitetit, burgosje, internime, vrasje politike deri edhe ne dëbime kolektive. E parë si sindromë ballkanike, ku ndaj grupeve etnike si cdo vënd tjetër I rajonit është ushtruar gjenocid, minoriteti grek etnik ne Shqipëri I konsideruar me vlera të mëdha europiane si pjesë e pandashme e trashëgimnisë së vlerave të krishtërimit bizantin dhe atij epiriot, ka edhe anën tjetër të medaljes, atë të mbijetesës duke jetuar me gjithë vuajtjet që u janë shkaktuar krah përkrah me pjesën e shëndoshë të popullit demokrat shqiptar, duke krijuar shpesh edhe në formën e fasadës politike “Ura bashkëpunimi” në shërbim të paqes dhe prespektivës europiane në rajonin e balkanit jug perëndimor.

Me fillimet e pluralismit në Shqipëri, anetarët e Komunitetit Etnik Grek iu ndalua mundësia për të grupuar dhe të themelonin “Partinë e tyre Politike” në një kohë që në të gjithë Ballkanin dhe vecanërisht me shqiptarët në Ish Jugosllavi, përfaqësimet politike zhvilloheshin në Parti dhe jo në shoqata sikundër ndodh ende edhe sot në Shqipëri.

Në se duhet të flasim dicka më hapur, vitet e fundit në Shqipëri janë krijuar gupime politike edhe fetare “në kundërshtim me Kushtetutën” sic janë Partia Demokristiane, “Partia Mëmëdheu” dhe “Partia për Integrim dhe Prosperitet” ndërsa një Parti ku të përfshihet e drejta Politike dhe Civile e Vorio Epiriotëve (Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri) nuk ekziston ose më mirë të themi, nuk është lejuar të krijohet. Themi nuk është lejuar pasi shpesh herë zyrtarëve shqiptarë dhe në “heshtje ata grekë”, kanë pretenduar se Minoriteti Etnik Grek përfaqësohet në Partinë Bashkimi për Të Drejtat e Njeriut PBDNJ, duke pranuar hapur madje faktin se në këtë “Parti bëjnë pjesë tri deputetë të Komunitetit Grek” dhe vetëm kaq korespondon edhe numri I tyre në Shqipëri, pra 1.17% e gjithë popullsisë shqiptare, krejt ndryshe sec pretendojnë Organizatat Greke afer gjysme milioni, sipas përllogaritjeve të tyre.

Pamundësia për të legjitimuar në Parti Etnike Greke në Shqipëri, shikohet si sfidë nga Tirana, e cila I trëmbet një formacioni të ri politik të Vorio Epiriotëve, vecanërisht pas vendimit të qeverisë konservatore greke vitin e kaluar për të njojtur Dyshtetësinë e Omogjenëve Vorio Epiriotë. Tashmë, kur zgjedhjet e parakohshme, po trokasin në politikën greke, një numër I madh Vorio Epiriotësh, fillimisht rreth 200 mijë, do të votojnë në Greqi për Parlamentin Grek kohë kjo që mendohet të jetë në vjeshtën e këtij viti. Ky është paradoksi më I fundit në fushën e politikës dhe të drejtës ndërkmbëtare, ku disa qindra qytetarë europianë (Vorio Epiriotë) të cilët kanë fituar të drejta Politike dhe Civile në Greqi së bashku dhe me një numër ende të pacaktuar emigrantësh shqiptarë, të mos kenë ato të drejta në shtetin amë në Shqipëri (Vorio Epir)!!!

Në fakt Tirana politike, “po i reziston pafundësisht” një detyrimi Ndërkombëtar për të Regjistruar Popullsinë ku të përfshihen kriteret e fesë, kombësisë dhe gjuhës në kërkesën e deklaratës individuale të cdo qytetari. Sipas disa burimeve, kërkesa për regjistrim popullsie, mund të dështojë pasi jo vetëm Politika e Tiranës është në kundërshtim të kësaj ideje, por edhe pse ndaj pjesëtarëve të komunitetit grek, ushtrohet një retorikë dhe presion nacionalist I qëllimshëm, vecanërisht nga opinioni mediatik e cila mund të konsiderohet e përafërt me ideopoligjnë dhe propagandën e diktatuës ndaj cdo gjëje të konsideruar me vlera hellene. Standartet diplomatike që luan Tirana në këtë drejtim, janë të paimagjinueshme, nga njëra anë nuk lejon ushtrimin e të Drejtës Ndërkombëtar për komunitetet jo shqiptare, nga ana tjetër I kërkon vëndeve fqinje si rasti I FYROM, që të zgjidhë cdo të drejtë legjitime të shqiptarëve në Maqedoni apo edhe në Serbi!!!

Një dështim I këtij procesi, do të thotë që Brukseli të ngrejë zërin për të drejtat e disa qindra mijëra Voriuo Epiriotëve që I dhunohen të drejtat në Shqipëri duke filluar nga ajo më elementaria, politike. Jo pa qëllim kohët e fundit ështe vërejtur një nismë mediaike e disa pseudo politikanëve shqiptarë për të promovuar një paketë të drejtash ndaj komunitetit grek dhe duke e klasifikuar vetëm në të drejta Institucionale dhe jo Teritoriale si Zonë Minoritare Greke (rasti I retorikës që përdorin për Krahinën e Himarës e cila sipas tyre “banorët janë grekë por toka është shqiptare!!!”) ka në themel një diferencim të drejtash dhe standartesh duke mos diskutuar për Status Autonom ose dicka tjetër, edhe pse një gjë e tillë ka qënë akorduar nëpërmjet Marveshjeve Ndërkombëtare të mëparshme dhe të njohura edhe nga Shteti Shqiptar.

Lidhur me këtë fakt, një nismë e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, ka bërë që të diskutohet gjeresisht si “provokim ndaj komunitetit etnik grek”, një ndryshim Kushtetues në Ligjin Zgjedhor, ku Minoriteti Grek të ketë një numër të caktuar Deputetësh në Parlamentin e Shqipërisë (njësoj si në kohën e diktaturës). Nisma mesa duket është përkrahur edhe nga opozita, e cila nënkupton se politika shqiptare, ende kërkon të bllokojë një process të pandalshëm të së Drejtës Ndërkombëtare Politike dhe Civile të Vorio Epiriotëve në teritorin e tyre që jetojnë në Shqipërinë e Jugut njëkohësisht edhe në Greqi. Tirana edhe pse ka konsideruar se interesi hisrorik I saj është vetëm Integrimi në Bashkimin Europian dhe jo cështje që rjedhin nga doktrina nacionaliste e “Shqipërisë së Natyrale” prapë së prapë po tregon se mbetet e pa vendosur për të kryer detyrimet që rjedhin nga anëtarësimi në BE dhe NATO.

Propozimi bëhet në një kohë që përpjekjet e fundit të komunitetit Ndërkombëtar për Statusin e ardhëshm të Kosovës po I afrohen fundit. Sektorë të Politikës Nacionaliste Shqiptare, po bëjnë cështë e mundur që të klasifikojnë cështjen e Kosovës si të barabartë me atë të Vorio Epirit, pavarësisht metodat mediatike që përdoren, duke dashur të fusin në një konflikt diplomatic Athinën dhe Ëashingtonin qëndrimet e të cilave janë në koherencë të plotë me Aleancën Euroatlantike. Nuk besoj se “dikush duhet të kënaqet dhe dikush të heshtë” se shqiptarët duhet të jenë më të privilegjuarit për të patur të drejta politike dhe civile autonome deri dhe ne krijesën e një Shteti të ri në Ballkan, ndryshe nga hungarezët, kroatët, boshniakët, malazezët, serbët apo grekët në Ballkan. Të drejtat janë universale dhe si e tillë ato janë të aplikueshme në cdo vënd qoftë edhe në Ballkanin problematic Jug Perëndimor në bazë të Kartës Universale të Kombeve të Bashkuara dhe Konventës Europianë Të Të Drejtave Universale të Njeriut. Në se “Nyja Gordiane” Kosova, fiton një Status të Ri e cila konsiderohet si shkëputje nga Serbia, atëherë “Efekti Domino” do të duhet të veprojë tek të gjithë popujt e tjerë të konsideruar të “Shtypur”, pavarësisht pretendimi se shqiptarët janë më të privilegjuarit.

Lidhur me këtë proces, vetëm një javë përpara, hungarezët e Vojvodinës, organizuan zgjedhjet e tyre duke nxjerë liderët që do ta përfaqësojnë në të ardhmen në lidhje me Beogradin dhe një nismë e tillë po organizohet në të gjithë Ballkanin Jug Perëndimor. Kështu në Bosnje, Federata Boshniake pritet të ketë një Status tjetër duke u ndryshuar Kushtetuta dhe duke u organizuar referendumet përkatëse në tri komunitetet, boshniak, serb dhe kroat. Ndërsa në Shqipëri, lajmet vijnë se Federata Pan Epiriote e Amerikës, do të organizojë në mes të muajt Qershor në Boston, Kongresin Vorio Epiriot për të cilën njoftohet se mbështetet edhe nga Departamenti Amerikan I Shtetit. Mendohet që Komiteti Organizator të themelojë me këtë rast edhe Partinë Epiriote e cila do të përfaqësojë në të ardhmen e afërt të gjitha të drejtat politike të Vorio Epiriotëve të cilat do të saksionohen dhe në Kushtetutën Shqiptare në harmoni me faktorin politik shqiptar.

Dhe ………sigurisht, vizita e shumëpritur e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Bush, në Tiranë më 10 Qershor, do të shënojë promovimin amerikan të një këndvështrimi harmonik dhe paqësor të zgjidhjeve të cështjeve të mbetura në Ballkanin Jug Perëndimor, në aspektin integrimit të Rajonit në prespektivën e NATO dhe BE, në respektimin e të drejtave civile politike dhe humane të të gjitha popujve të ballkanit.

Note,

Stavri Marko është Analist Gjeopolitik I atashuar prane Institutit të Kërkimeve dhe Studimeve Europiane dhe Amerikane në Athinë, RIEAS., si dhe perfaqesues i World Security Network per Shqiperine.

No comments: