Tuesday, October 3, 2017

PABESIA E EDI RAMES, NDAJ HIMARIOTEVE

Image result for kosmas karavellas

Stavri Marko
Gazetar
Kryetar i Komunitetit Himariot


Father Kosmas Karavellas, nje qytetar amerikan,  Prift Orthodox, nga Dhermiu i Himares, ne Meriland te Shteteve te Bashkuara, ka kohe qe lutet per Himaren.  Dhe lutjet e nje njeriu te Kishes, jane bere, shume kohe perpara, dhe perpara se Himara, e rethuar nga muret e Diktatures Komuniste,  vendi ku kane lindur prinderit e tij, te thyente Murin e Berlinit ne 1991.

Duhet thene se njeriu i zotit, ka filluar betejen per te patur trashegimnine e vete ne Dhermi, shume kohe perpara, me angazhimin e vete, si qytetar i vendit qe eshte kampion ne lirite dhe te drejtat humane, kur nje dite, ne 2004, mediat e Tiranes, trasmetuan befas, nje kerkese te nje “prifti orthodox amerikan” drejtuar Kryeministrit Fatos Nano, ne nje salle Konferencash ne Washington. Ai iu drejtua Fatos Nanos, per te kerkuar te drejten per te patur token e prinderve te tij ne Dhermi. “Do ti maresh”, iu drejtua Kryeministri shqiptar, qytetarit amerikan, duke iu drejtuar zedhenesit te tij qe te “mbante shenim ankesen, pasi eshte shume serioze”.

Qe nga ajo kohe, kane kaluar disa kryeministra, por do te ndalemi tek i fundit, Edi Rama. Ardhja ne pushtet i nje politikani me prejardhje nga Himara 4 vite me pare, u shtoi te gjitheve nje fare shprese, por jo zhgenjim, pasi pak ishin ata qe kuptonin “Cunin e Tirones”, se ku i punonte mendja. Djali i perkedhelur Ballkanit, nga administrata e Klinton, nen orkestrimin e Soros, do te mohonte se pari, religjionin orthodox, duke fshire nga kujtesa e botes virtuale, gjithe informacionin personal rreth tij, dhe u konnvertua nga orthodox ne katolik. Nen frymen e kesaj elite katoliko te krishtere, ai do te ndjente edhe mbeshtetjen e Merkel por edhe te Erdogan, per te nisur nje karriere politike te gjithe pushtetshme ne Shqiperi. Pike se pari, i duhej treguar botes, se nuk kishte “damar greku”, ashtu sic e akuzojne shpesh ne Kosove, por duhej te fitonte pike ne mbeshtetje te nacionalizmit shqiptar, duke filluar nga Himara.

Duke lene menjane premtimet gjate fushates elektorale post Berisha per te kthyer pronat himarioteve, ai mori persiper te ndertonte nje administrate, zjarrvenese ndaj Himares, duke kthyer zyrat e e tij, ne harta topografike, per te shperblyer oligarket dhe klientet qe financojne gjate fushatave. Me kete rast vuri ne krye te levizjes anti himariote Koco Kokedhimen, si emisar politik ne Jug, per te nisur nje revansh tjetersimi dhe asimilimi ndaj territorit dhe persekutim te popullsise greko himariote. Piku arriti kur rezimi i Kishes se Shen Athanasit, ne Dhermi, qe u be problem Nderkombetar, ndersa prishja e qindra shtepive, deri me sot e dy vjet te shkuara, acaroi mardhenjet me Greqine, duke vene ne rezik integrimin Europian te vendit.

Megjithate, duke u rikthyer tek Father Kosmas, Prifti i urte, prej takimit te Nanos edhe sot, duke perfshire edhe vete Ramen, ka pritur dhe percjelle me bujarine e tij me dhjetra politikane Shqiptare, duke iu lutur per begatine e Shqiperise dhe te Himares ne vecanti, aq sa edhe ai vete, me grupin e himarioteve qe ka themeluar prej vitesh ne Washington, u bene mysafire te denje ne zyrat e politikes amerikane dhe ne Departamentin e Shtetit. Por buzeqeshjet dhe premtimet gjate takimeve ne Washington, jane kthyer ne nje pabesi dhe nje mosmirenjohje te Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama, i cili ka ndezur nje lufte te hapur “Vendete” me greket e Himares dhe eliten e saj, aq sa nuk ka frena te ndalet.

Kjo forme lufte ndaj himarioteve, e shoqeruar me nje Strategji kombetare (e koordinuar edhe me opoziten qe ne kohen e Sali Berishes), , u verejt gjate Ndarjes Territoriale, Ligjet per Turizmin dhe Investitoreve Strategjike, te shpronesimit dhe te pervetesimit te akseseve te territorit te Himares, te Pervetesimit te Plazheve dhe ndryshimit te vlerave historike, dhe tashme ne praktike, buldozat dhe betonieret, po cimentojne mbi rrenjet e ullinjve shekullore, me qindra asete vila dhe hotele per oligarket dhe mafian, te cilet po rrembejne cdo gje himariote.

Edi Rama nuk pyeti as kur ne Tirane, mberiten tri Kongresmene Amerikane, qe kishin interest e drejteperdrejte me Himaren, duke u bere karshillek por edhe “pabesi”, as nuk ka degjuar ndonje keshille diplomatike amerikane se “Himariotet kane te drejte, ktheju pronat sic u ke premtuar”, por as edhe tani kur “menaxhimi”, i kaloi drejtepersedrejti interesimit te shtetit Grek, Edi Rama, vazhdon te rendoje anijen e tij duke mare shume uje, dhe duke skenuar situate Vendetash, shkaterrime bisnesi dhe shtetezimeme pronash kudo qe ndodhen himariotet, qe nuk jane donosdoshmerisht dakort me politikat e tij te persekutimit etnik. Edi Rama eshte bere i vogel, aq sa meret me nenat dhe baballaret tane te moshuara qe protestojne per te mbrojtur te drejten e trashegimnise himariote, ti nxjere nga shtepia, prona, por ato do qendrojne fort, aty ku e kane vendin. Dhe kjo eshte Vendete e paster, per hater te oligarklizmit dhe klientelizmit, per hater te "Kosovo Brothers" apo Erdogan po shkaterron nje Krahine te tere, qe ka vlera te kushtueshme per Europen Kristiane.

Eshte shume e trishtueshme te llogaritesh demet qe i jane shkaktuar Himares, territorit dhe natyres, dhimbjeve te njerezve, ekonomise dhe identitetit, duke ndare komunitete dhe familje per pronen dhe shtepine, per shkak te politikave iredentiste dhe diskriminuese, qe nje shtet i tere, nen drejtimin tend me arrogance, perpiqet te beje ndaj himarioteve, kultures dhe historise se tyre.

Edi Rama, nje dite shpejt ose vone, do te lere pushtetin qe i sherbeu tradhetise ndaj himarioteve, por edhe Father Kosmas, dhe “amerikanet” e tjere, heret a vone, do ti marin pronat dhe do te zbresin ne Himare, dhe ndoshta ne nje Himare tjeter, jo si kjo, qe po na lini ju sot.

No comments: