Tuesday, November 8, 2016

300 protestat e Rames dhe 300 “Leonidhasit” e Himares

Demostrate ne Vlore Shkurt 1997, Reuters

Demostrate masive ne Vlore Shkurt 1997, Reuters

Image result for protesta e 21 janarit 2011

 Protesta e 21 Janar 2011

Stavri Marko*


Himara, hyn ne muajin e dyte te protestave, ku disa qindra himariote, po protestojne perpara Bashkise, per arsyje madhore, te kercenimit  te ekzistences se ketij komuniteti 3000 vjecar, me orientim historic etnik helleno epiriot, sovran ne territorin e vete autonom, veteqeverises, kristiano perendimor dhe me shpirt luftarak.


Kjo do te jete mesa duket vetem fillimi, per arsyjet qe dihen: u vidhet prona dhe u shkon per llogari te oligarkeve qe kontrollojne parlamentin dhe qeverine, , bregu i detit per mafian e lacianeve, peqinesve, mallakastrioteve dhe cunave te tirones, , mali u vidhet per te provokuar me shqiponje natyrale, , prona e kishes dhe komuntare u meren per 99 vjet per pallatet dhe plane me popullsi asimiluese, u vidhet historia territory dhe u bashkohet me matane alpine, hellenizmi epiriot planifikohet per tu kthyer si vlere shqiptare, krenaria e autonomise veteqeverisese, u kthehet ne kontroll totalitar nga qeveria e Tiranes dhe ne fund, shtepite shekullore qe po prishen, kthehen ne gjenocid te paster etno komunitar.


Kryeministri Edi Rama, qe sot eshte protagonizti i nje skeme asimilimi nacionaliste ne emer te zhvillimit ndaj Himares, ka misionin e radhes te vendosur nga Tirana, per te perfunduar strategjine e “kthimit te Himares hellene ne ate shqiptare” kete here nepermjet mekanizmit te forces. Njeriu qe perendimi (ne rastin tone Soros) ka investuar, ne “emer te lirise dhe te drejtave te njeriut” perdor metoda dhunuese dhe gjenocidiale kunder nje komuniteti qe jo domosdoshmerisht, nuk pranon politikat sfiduese te vendosura ne tavoline per te ardhmen e tij, shprenguljen massive dhe asimilimin etno religjioz ne emer te zhvillimit, haron se ne vitin 1997, ka qene protagonist i dhunes kunder tij nga shteti policoro totalitar qe dhunonte lirine dhe te drejtat humane, qe te gjithe ne, u ngritem ta rrezonim. 


Sot pavaresisht te qenurit ne pushtet absolut prej 20 vitesh (sindrome e vendeve totalitare) Edi Rama, ushtron nje pushtet fashist ndaj Himares tradicionale, jo asaj qe e bashkoi me forcen e kartonit me Ndarjen Territoriale, duke mos harruar se edhe pse ishte ne pushtetin e vete ne krye te Bashkise se Tiranes, ai gjeti forca dhe udhehoqi per 300 dite rresht te vitit, opoziten ne protesta mbar popullore per te vetmen arsyje “dhunimin e votes se lire”.  


Paralelisht sot, po ndodh e njejta perpmbajtje, por forma ndryshon. 300 vete ne Himare, protestojne per pronen, shtepine, territorin, kishen dhe identitetin, historine, vete qeverisjen, protestojne per te ardhmen e femijeve te tyre,,, protestojne se dhunohen te drejtat dhe lirite e njeriut, protestojne se po ushtrohet gjenocit me metoda zhvillimore me prapavije shperngulese. Ne plan te pare, ata 300 pleq te moshuar, bura gra dhe femije  qe mbajne pankarta ne duar, mund te te duken “karamele” per policine shqiptare, por kujdes, ata jane trashegimtaret e “Leonidhes se Termopileve”, qe kane histori, dhe qe nuk i mposht dot, jo sepse kane nje Elada me tanke, avione dhe fregata sic edhe ju e pranoni se skini frike se jeni ne “Aleancen e Vlerave Demokratike”, por se shpirti luftarak i himariotit, eshte realitet historic dhe duhet mare ne considerate, aq sa edhe ju vete e pranoni se himariotet jane “autonom dhe kokeforte”. 


Duke kujtuar 1997, per te cilen mar shkas nga djegja e gazetes Koha Jone, ne te cilen Edi Rama aso kohe, ishte kolegu im gazetar ndersa sot eshte pushtetar absolute totalitar, nje simetri qe kurre nuk mund te ndodhe ne historite humane, i kujtoj Vloren asaj kohe qe vete Edi shkruante me passion kunder diktatorit Berisha, se grate himariote, ishin ato qe u ngriten te parat dhe cuan popullin e Vlores ne revolte, kur demostronin perpara Bashkise apo Sheshit te Flamurit, per te kuptuar se sot jane 300, por neser do te jene 3000, sepse dhuna ndaj lirive dhe te drejtave te njeriut te con ne katastrofe. 


Dhe meqenese shpesh ne altopalantin mediatik te albosferes, per te deformuar etno nacionalitetin dhe Autonomine e Himaren, permendin Petro Markon, per te cilin do te ulem te shkruaj gjate ne nje edizion tjeter, por me lind e drejta te kujtoj se vete Petro Marko ka shkruar per Shqiperine e asaj kohe te regjimit te Zogut 1936, kur Himara luftonte ne Gjyqin e Hages per te drejten e Komunitetit Grek, dhe qe e fitoi, se Shqiperia matet me Himaren, sikur te thuash, se “Rendon Bishti me teper se Sopata” dhe e di cfar ndodhi, Regjimi i mbylli gazeten ....



*Gazetar, Kryetar i Komunitetit Himariot

No comments: