Sunday, March 23, 2014

Perse nuk firmoset Marveshja detare, Tirane - Athine?



A duhen pyetur vorio epiriotet, per te cilet, vendosin keto dy qendra, ndersa nentoka e tyre, mban pasuri dhe trashegimni nga me te medhate ne rajon?


SManalysis

Diplomacia e Athines, i ka kushtuar vemendje dhe prioritet, qeveritareve te rinj socialiste te Tiranes, per te konkretizuar nje marveshje detare, te firmosur nga ish qeveria e Sali Berishes ne 2009. Por Kjo qeveri, kur ishte ne opozite, e kundershtoi me nota nacionaliste kete marvedhje, duke e cuar ne Gjykaten Kushtetuese, por duke e njehsuar Berishen me "tradhetarin qe i fali ujrat Greqise".

Sot, ne pushtet, diplomacia shqiptare, e rindertuar me shkollen turke dhe e njehsuar zyrtarisht ne cdo cep te globit ku ka perfaqesi diplomatike, nuk e ka prioritet kete zgjidhje me palen greke, pasi ajo, vendos ne tavolinen e bisedimeve, Vendimin e Gjykates Kushtetuese, "JO". Por megjithate Venizelos shpreson ti mbushe mendjen Samaras, se do ta fitoje betejen me Tiranen, ne kembim Athina do te zyrtarizoje prioritetin e Shqiperise, brenda 6 mujorit te presidences se saj.

Por gjerat nuk shkojne ekzaktesisht ashtu. Kjo u duk ne viziten e trete te Venizelos ne Tirane dy jave me pare, e cila megjithe pritjen e zakonshme qe i pergjigjet Tirana, u duk sikur jane ne pritje te pazarit kryesor, Marveshjen Detare. Por Ministri Venizelos, kishte shprese edhe nga nje nderhyrje e Minstrit Kosovar Hoxhaj, per te bindur Tiranen, se ne kembim te nje njohje zyrtare te Kosoves nga Athina, Prishtina duhej te influenconte tek Tirana, sa me shpejt se koha po skadon, per te rimbushur premtimin e Rames, se "Duam statusin ne Qershor 2014, ne kembim te Marveshjes Detare".

Prape asgje. Asgje bile befasuese pasi, Ministri Kosovar Hoxhaj, mesohet ti kete thene Venizelos se "Shqiperia eshte shtet i pavarur dhe ne nuk mund te nderhyjme te zgjjidhim mosmarveshjet qe ju keni brenda aleances se NATO".

Ne Athine pak e dine se ky eshte nje deshtim i diplomacise greke, pasi vendin e kane kapur ethet e zggjedhjeve administrative, por njekohesiosht zhgenjimi me i madh, eshte per Presidentin Papoulias, i cili ka garantuar njekohesisht edhe Kryeministrin Samara, se me besimin tek socialistet e rinj shqiptar, Greqia do ti zgjidhe te gjithe mosmarveshjet me Tiranen. Diplomacia helene ka krisje, pasi nuk ariti te binde Kryeministrin Rama, te cilin e ka ndihmuar jashtezakonisht ne zgjedhjet e kaluara, duke i lene fushe te hapur veprimi edhe gjate fushates ne Greqi.

Per te perfunduar me kete argument, Venizelos, i cili eshte ne "lufte" me hierarkine e Ministrise se Jashtme greke, ka deshtuar me nje proces thuajse me pergjegjesi personale, me nje deshtim aq sa diplomatik, vecanerisht pas letres se ambasadoreve ne kariere greke, drejtuar Samaras, per ridimensionim te mardhenjeve me shqiperine dhe hapjes se Ceshtjes se Republikes Autonome te Epirit te Veriut. Jo vetem kaq, por sipas gjykimit te Ambasadoreve, Krimea eshte koha
 e pershtatshme per ritjen e presionit ndaj Shqiperise.

Deri me sot, nuk eshte bere pyetja: Po perse keto vendime, sic eshte Marveshja Detare, meren pa pyetur deshiren e banoreve qe jetojne historikisht ne kete zone, pra Vorio Epiriotet?

Ne rjetet sociale, zeri i vorio epirioteve, eshte shumefishuar duke mos qene dakort per disa vendime te qeverise greke, qe bien ndesh me interesat ekonomike dhe politike te tyre, ndersa per qendrimin e Tiranes, shume prej tyre shprehen se "Shqiperia mban te shtypur gjithmone dhe me tej vendin e tyre" duke dhunuar lirite dhe te drejtat humane vecanerisht prona. Por ne Marveshjen Detare, vecanerisht banoret e zones Himare, Lukove, Sarande, jane thelesisht te shqetesuar, sepse e kaluara e regjimit komunist, ka ndare me mijera familje dhe ka burgosur me qindra vorio epiriote, sepse deshen te aratiseshin nga diktatura, pikerisht sepse ekzistonte kufiri ndares. Si e tille, Marveshjen Detare edhe vorio epiriotet e kundershtojne, pasi ndahet perseri vendi i gjysherve te tyre, si te ishte torte, serish me kufije, kur perballe kane detin e tyre, hapsiren e tyre, vellezerit dhe motrat e tyre..

Por kjo eshte nje pjese delikate mes Shqiperise dhe Greqise, por jo gjithshka. Pala e trete, vorio epiriotet, disa qindra mijera ne numer, jo donosdosherisht greke etnike, por te paperfaqesuar per te vendosur politikat ekonomike te se ardhmes, nuk kane ze, madje te dyja qendrat shteterore, kur duan, i quajne edhe ekstremiste, madje, te dyja shtetet, mund te kene bere marveshje, per te ulur ndjeshmerine e ritjes se nje agravimi me vorio epiriotet

Ky eshte nje fakt interesant, qe pak qarqe dipolmatike e pohojne si faktor rolin e vorio epirioteve ne mardhenjet shqiperi - greqi, per te cilen, te pakten nga shteti shqiptar, jane ritur arsyjet qe te kufizojne lirite dhe te drejtat e njeriut, ne funksion te stabilitetit te vendit, vecanerisht ne aprovimin e paketes se re te Kodit Penal nga Parlamenti, dhe shqetesimin ne rritje te fondamentalizmit Islamik.

Por pyetjet gjithmone dhe behen akoma me interesante: Pse Shqiperi Greqi, kerkojne kontroll me te madh ne hapesiren tokesore dhe detare, kur kufiri Greko Shqiptar, nuk eshte ratifikuar snjehere qe nga koha e themelimit te shtetit shqiptar me 1912?

No comments: