Thursday, January 11, 2018

Trupat e NATO-s dislokohen në Shqipëri

 Royal Marines and Albanian Marines conduct a Commando amphibious raid demonstration in front of the Albanian President, Mr Bujar Nishani [Crown Copyright: L(Phot) Will Haigh]

Megjithatë, prezenca e trupave amerikanë në ujrat shqiptare pritet të kenë më shumë efekt psikologjik për të mos degraduar situata, edhe ne Rajon qe duket shume destabilizuese.

NATO pritet të rrisë sigurinë në Ballkan nëpërmjet dislokimit të disa trupave ushtarake në brigjet e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Siç mësohet, në ujrat shqiptare do të vendosen së shpejti anije luftarake amerikane me trupa marinës dhe britanike.

Ende nuk ka një njoftim të plotë mbi këtë dislokim, por ajo që bën çudi është se ky përqëndrim trupash rastis me një stinë të nxehtë në Shqipëri kur pritet hapja e gjuetisë së “Peshqve të Mëdhenj” por edhe situata e paqendrueshme ne rajonin Juglindor te Ballkanit..

Nesër në Tiranë mbërrin një autoritet i lartë i institucionit antikorrupsion në Itali, i cili do të kryejë për disa ditë trajnime dhe wrkshope të shpejta për pjesëtarë të prokurorive në Shqipëri, të cilët më pas do të zbatojnë në terren metodat praktike kur të hapin “Kutinë e Pandorës” së korrupsionit shqiptar.

Kjo kuti tashmë është gati për të nxjerrë në dritë dosjet e stërmëdha që vetëm priten të marrin firmën e prokurorëve drejtues të njësive të organit të akuzës.

Ditën e sotme kanë qarkulluar zëra se bëhet fjalë vërtetë për një tërmet të madh politikë që do të trondisë jo vetëm zyrtarë qëndrorë, anëtarë të parlamentit por edhe krerë bashkish apo ish-drejtues vendorë në vend.

Pikërisht frika se mos operacioni i hapjes së dosjeve të mëdha mund të ndikojë në brishtësinë e shtetit, ka gjasa të jetë një nga arsyet e përforcimit të Shqipërisë me forca shtesë.

Nderkohe NATO eshte e shqetesuarr se krahas Shqiperise me problemet e brendshme te korrupsionit dhe droges, do te rrisin venzhgimet ne prani te trupave te USA dhe Britanike, vecanerisht edhe nga situata te perkeqesuara ne Ballkanin Jugperendimor, vecanerisht ne Kosove, Maqedoni dhe Bosnje.

Padyshim që trupat e NATO-s nuk hyjnë për të ndikuar në situatën e brendshme, por ata do të ruajnë ujrat që një përshkallëzim i situatës mund të prodhojë trazira dhe eksode, por edhe destabilizim të rajonit.

Megjithatë, prezenca e trupave amerikanë në ujrat shqiptare pritet të kenë më shumë efekt psikologjik për të mos degraduar situata.

Shërbime perëndimore ka kohë që kanë hartuar raporte në lidhje me sinjale që në protestat e 27 janarit nga Opozita e Shqiperise, mund të ketë përplasje që do të trazojnë regjimin e brendshëm në vend, trazira që mund të prodhojnë destabilizim edhe jashtë vendit.

No comments:

Post a Comment

smanalysis