Monday, January 15, 2018

Presidenti Pavlopoulos, Tiranes: Ose respektoni te drejtat e grekeve, ose duhet te perballeni me pasojat



Pavlopulos, ka vazhduar edhe kete here me deklaraten me te forte ndaj Shqipërisë: 
Nëse s'respekton të drejtat e minoritetit të marrë përsipër pasojat


Pak ditë para para takimit të ministrave të jashtëm të Shqipërisë e Greqisë, që do të mbahet në Korçë, presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopulos, ka drejtuar sërish një mesazh ndaj vendit fqinj.

Kësaj here Pavlopulos ka shfrytëzuar takimin me përfaqësues të diaporës greke dhe të organizatave të hebrenjve në ShBA, për të shpalosur qëndrimet e tij në marrëdhëniet me fqinjët.

“Ne synojmë integrimin europian edhe të Shqipërisë fqinje. Mirëpo Shqipëria, që të ketë perspektivë europiane, duhet të respektojë të drejtën europiane dhe ndërkombëtare. Dhe një nga akset më të rëndësishme të së drejtës europiane dhe ndërkombëtare është respektimi i të drejtave themelore të njeriut. Dhe nga të drejtat themeltare të njeriut është posaçërisht e drejta mbi pronën dhe të drejtat e minoritetit. Përderisa ka respektim nga ana e Shqipërisë, ne jemi këtu që të ndihmojmë.  Mirëpo, nëse nuk ka respektim, Shqipëria duhet të marrë përsipër pasojat. Të jemi të qartë: Ne nuk mund të bëjmë lëshime në emër të çfarëdo miqësie dhe fqinjësie të mirë”, ka deklaruar Pavlopulos.

Presidenti grek ka përdorur një gjuhë ultimative edhe ndaj fqinjit verior të Greqisë, Maqedonisë, në kohën që Athina dhe Shkupi po intensifikojnë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Zgjidhja e kësaj çështjeje është kusht edhe për anëtarësimin e vendit fqinj në NATO dhe integrimin europian. Ju garantoj se ne grekët nuk kemi asnjë pretendim ndaj vendit fqinj dhe kemi çdo arsye të favorizojmë integrimin euro atlantik të tij. Mirëpo kjo ka nlë kusht: duhet të zgjidhet çështja e emrit. Duhet të jetë një emër që së pari të respektojë historinë; historia nuk falsifikohet. Dhe së dyti, ky emërtim nuk duhet të inkurajojë tendenca rivendikuese”, ka deklaruar presidenti i republikës greke.

Siç duhet, Greqia e kundërshton emrin kushtetues të Maqedonisë, me argumentin se mbaret pretendime territoriale ndaj Greqisë

/Ora News.tv/

No comments:

Post a Comment

smanalysis