Tuesday, January 30, 2018

Edi Rama: Patriotet me cizme dhe poture qe na shqetesojne, ne dhe fqinjet......

Image result for camet patriotet tane ne lufte

Nje reagim i befasuar nga Kryeministri Rama, per Komunitetin Cam ne rjetin social. Perfaqesimi politik i Cameve, rezultoi nga nje anetar i qeverise i angazhuar per irridentizem ndaj Greqise, ne nje grupim politiko kriminal, lidere e te cilet, u eleminuan nga procesi i dekkriminalizimit.

Rama reagon me tërbim ndaj çamëve pasi "patriotet sic shprehet ai, u kane rene poturet tek kembet". 

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në rrjetet sociale pas firmosjes së marrëveshjes me Greqinë. Duke shënjestruar çamët me thënien pexhorative të shpikur gjatë periudhës komuniste "çam, pa din e pa iman" , Rama i sulet të gjithë atyre që kundërshtojnë këtë tradhti të radhës ndaj vendit duke i quajtur poturexhinj.

Statusi i Ramës

Patriotë me çizme e çamërisë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim, thekson Rama ne Rjetin Social.

No comments:

Post a Comment

smanalysis