Pas FBI, qe po heton rreth pronave te qytetareve me neshtetesi Greko Amerikane, te cilet kane investiguar ne Dhermi, ne Bashkine e Himares, hetues te Krimeve te Renda, kane “rrembyer” nje numer dosjesh, nga zyra e Archives.
SManalysis
Struktura Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prane Prokurorise se Pergjishme dhe FBI, ka kryer inspektim te befasishem ne Bashkin e Himares. Lajmi behet i ditur per SManalysis, nga burime te sigurta te specializuara te Luftes Kunder Krimit dhe Korrupsionit ne Shqiperi, por edhe nga Himara. Sipas informacioneve, nje grup hetuesish te strukturave te reja te Krimeve te Renda dhe Korrupsionit, qe bashkepunojne ngushte me agjentet amerikane te FBI dhe ata europiane,, kane detyruar punonjesen e arkivit te Bashkise se Himares, e cila ka rezistuar qe te mos jape asnje informacion hetuesve , te qendroje jashte zyres, ndersa kane rrembyer prej arkivit nje numer te madh dosjesh, te cilat per momentin nuk behen publike, pasi jane ne proces hetimor.
Ky kontroll nga ekipe te specializuar kunder krimit dhe korrupsionit,, ka perkuar edhe me nje hetim ne terren te agjenteve te FBI kryesisht ne Dhermi, perpara disa kohesh, te cilet po investigojne disa raste abuzimesh me pronat e qytetareve greko amerikane, mbi te cilen, po ndertohet Resorte Turistike, me leje te miratuar nga Qeveria e Shqiperise.
Gjendja e rende, krijuar ne Territorin e Himares, ku qytetaret himariote, ankohen ne vazhdimesi dhe kane hapur procese penale dhe gjyqesore nder vite, per grabitjet te pronave dhe ndertimet qe po kryhen mbi to, nuk e ka vene per asnje moment ne veshtiresi Prokurorine e Pergjitshme dhe ate te Rrethit te Vlores, per te ndjekur penalisht, abuzuesit e pronave te qytetareve autoktone madje me prejardhje greke, ne Bashkine e Himares, por perkundrazi, kane mbyllur nje seri ceshtjesh te bujshme, duke filluar nga Resortet me te medha, te cilat sipas shtypit nderkombetar, jane ndertuar mbi prona te kontestueshme dhe te grabitura.
Media shqiptare dhe ajo nderkombetare, kane evidentuar shume politikane te larte, gjyqtare dhe prokurore, drejtues policish apo deputete, me investime te dyshimta ne Rajonin e Himares, te cilet nuk mund te justifikojne dot pasurite, ndersa shpesh I kamuflojne nepermjet oligarkeve qe jane paisur me leje ndertimi direct nga vendime qeverie, mbi tokat e himarioteve.
Qeveria Shqiptare, ka mundesuar jo vetem ndryshime legjislative Kushtetonjese dhe vendime qeverish, ne sherbim te oligarkeve dhe Mafias Shqiptare, ne kundershtim te ashper te banoreve autoktone himariote, duke shkelur lirite dhe te drejtat e njeriut, por ka organizuar prej disa vitesh, strukturate specializuara te Task Force, per ti rrembyer pronat dhe per ti tjetersuar me banore te rinj shqiptare, duke prishur balancat etnike dhe duke krijuar situate te pastrimit etnik ne gjihe Rajonin e Himares.
Ngjarjet e fundit ne Himare, ku si rezultat i Planit Urban te Zhvillimit, te miratuar pa vullnetin e banoreve autoktone te komunitetit grek, kane ashpersuar qendrimet Tirane – Athine, deri ne vendosjen e VETO nga ana e Greqise per anetaresimin e Shqiperise ne BE.
No comments:
Post a Comment
smanalysis