Thursday, December 21, 2017
Pesë ambasadorë në zyrën e Bashës, ja çfarë u diskutua
Pesë ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë kanë qenë sot në një takim në selinë e PD, me kryetarin Lulzim Basha. Në një njoftim për mediat, partia më e madhe opozitare në vend bën të ditur se Basha u ka shprehur ambasadorëve shqetësimin e madh për kapjen e sistemit të drejtësisë nga Kryeministri Rama. Ai ka theksuar se opozita nuk ndalet në misionin e saj dhe do të nisë valën e protestave në Janar.
Në takim ishin ambasdorët e Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë. Bashau ka thënë ambasadorëve se Kryeministri ka shkatërruar proçesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.
Deklarata e plotë PD-së
Tre hapat e puçit kushtetues janë, vonesa e qëllimshme për mosngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga Parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar vetingun.
Zoti Basha pohoi se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën.
Kryetari i PD tha se opozita ka faktuar me vepra dhe jo me fjalë se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit europian, përfshirë edhe çeljen e negociatave të anëtarësimit, por zoti Basha theksoi se proçesi është plotësisht në dorën e qeverisë, e cila duhet të përmbushë 5 prioritetet, që nuk varen aspak nga opozita.
Kryetari Basha theksoi se interesat e shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre.
Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu ambasadorëve të vendeve anëtare qëndrimin e pandryshueshëm të Partisë Demokratike për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetueshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë. Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim – u shpreh Basha.
Kryetari i opozitës i siguroi ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian se, në përputhje me vlerat më të larta demokratike, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeverisin me të.
No comments:
Post a Comment
smanalysis