Thursday, December 21, 2017

Ligji i luftës, Marko në Repolitix: Greqia bllokon integrimin në BE



Çipa: Mediat serioze greke tallen me pretendimin për ligjin e luftës




Gazetari Pepa: Sot është koha më e mirë për të bërë negociata

Shqiptarja

Çipa: Mediat serioze greke tallen me pretendimin për ligjin e luftës
Gazetari Pepa: Sot është koha më e mirë për të bërë negociata


Në studion e emisionit "Repolitix" të Denis Mingës gjatë diskutimeve se “Do të hiqet ose jo ligji i luftës” që Greqia ka me Shqipërinë, analisti Stavri Marko është shprehur se Greqia është strumbullari për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë për integrimin në BE dhe integrimin e Maqedonisë në NATO.

“Bashkimi Europian dhe SHBA kanë në plan që viti 2018 të jetë vit vendimtar për Ballkanin në lidhje me integrimin në BE. Greqia është strumbullari për të zgjidhur problemet e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Greqia ka vendosur Veton në lidhje me integrimin e Maqedonisë në NATO dhe bllokon edhe integrimin e Shqipërisë në BE”, është shprehur analisti Stavri Marko.

Ndërkohë gazetari Aleksandër Çipa është shprehur se institucionet e Diplomacisë shqiptare nuk kanë një axhendë për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

"Mediat serioze greke tallen me pretendimin tonë për ligjin e luftës", shprehet Çipa, i cili vijon se, "po këto media kanë shkruar për takimin Kotzias-Bushati se në këtë takim do të flitet për ligjin e luftës duke e barazuar me njhësimin e patentave Shqipëri-Greqi".

"Shqipëria ka bërë dy hapa drejt integrimit në BE, hapi i parë është ligji për minoritetet dhe hapi i dytë është Çështja e varrezave të ushtarëve grek", shprehet Marko.

Ilir Kalemaj është shprehur në Repolitix se “jo çdo deklaratë diplomatike bëhet publike, por sa i përket varrezave greke kjo mund të jetë një hap i Shqipërisë për të marrë diçka në këmbim”.

“Toponimet kanë lidhje me gjithë qytetarët, pasi kanë punuar nga 20 vite në greqi dhe nuk ju njihen vitet e punës. Qytetarëve nuk ju intereson shumë se do ndërtohen disa varreza, ju intereson nëse do tju njihen ose jo vitet e punës”, shprehet analisti Ilir Kalemaj.

Gazetari Aurel Pepa është shprehur se marrëveshja e detit nuk është diçka e vogël, pasi ajo pjesë është e pasur me rezerva të mëdha natyrore.

“Në lidhje me ato 200 milje të shelfit detar, është bërë një studim dhe aty ka rezerva të mëdha gazi dhe nafte dhe nuk mund të jetë diçka banale. Shqipëria nuk ka asnjë marrëveshje për të shfrytëzuar këto resurse, por shteti grek është shumë përpara dhe kjo është në disfavor”, shprehet Pepa.

Analisti Marko tha se duhet gjetur një e mesme që edhe pala shqiptare ta pranojë këtë marrëveshje, pasi është e interesuar edhe Italia.

Ndërkohë Çipa e kundërshton Markon duke thënë se këto marrëveshje i takojnë dy shteteve dhe nuk ka një palë ndërmjetëse.

“Pjesa e dytë e këtij viti është një kthesë e fortë në mandatin e qeverisë Rama në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë”. thotë Çipa, i cili vijon se synimi ynë për në BE është penguar jo nga shqiptarët por nga të tjerët.

“Në Maqedoni ka ndryshuar koncepti nacionalist, pasi kryeministri Zaev po bën reforma dhe po ecën në hapat që ia këshillon Bashkimi Europian, drejt kësaj po shkojmë edhe ne”, thotë Marko.

No comments:

Post a Comment

smanalysis