Stavri Marko
SManalysis
Ndonese kercenimi grek per VETO ne BE te Shqiperise per Himaren, nuk u mor seriozosht nga Tirana, Athina nuk po mund te ndale Planin e Zhvillimit te Himares, ku 80% e Territorit te saj, shnderohet ne “Panama Papers” nga investimet e Parave te Pista, ndersa Komuniteti Grek, do te kaloje ne mbijetese, drejt asimilimit, ne se nuk do te nderhyet.
Nje seri shkrimesh investiguese nga BIRN, Voice of America, shtypi grek dhe ai vendas, kane hedhur drite ne “Fund te Tunelit”, per nje plan gjigand te qeverise shqiptare, per te investuar ne turizem ne pjesen me atraktive, ne Rajonin e Himares, te 1 miliard dollareve, fond ky qe do te perballohet me disa Banka, te perfolura se pastrojne para, ne bashkepounim me oligarket me te pasur te Shqiperise
Projekti, Parteriteti Publik Privat, i sapo kaluar ne parim nga Parlamenti I Shqiperise, dhe pritet miratimi perfundimtar, shikohet me dyshime te medha, per menyren se si investitoret strategjike, oligarket te cilet jane perpmendur se fundi edhe ne parlamentin e Shqiperise, marin atribuitet e qeverise qendrore, asaj vendore, policise dhe prokurorise, gjykatave dhe partive politike, te mbeshtetur nga mediat qe ata vete investojne, per te sjelle Parate e pista te “Panama Papers”, per ti kthyer ne investim hipotekor ne Shqiperi dhe kryesisht ne Himare.
Komuniteti Grek i Himares, i mbeshtetur nga Shoqeria Civile, zhvilloi nje seri protestash per te dytin vit radhazi, per te anulluar Planin e Zhvillimit te Himares, nje process i korruptuar ne emer te te zgjedhurve vendore, por qe diktohet nga Tirana. Arsyeja e protestave ishte thellesisht politike, e cila kishte te bente me strategjine e Shtetit Shqiptar, per te prishur Balancat Etnike kunder vullntetit te qytetareve te Himares me nenshtetesi te hershme greke. Pra ky plan, edhe pse permendet nga propaganda e Tiranes si investime turistike ne Himare, ka te vetmin qellim, asimilimin e shpejte, nepermjet zhvillimeve turistike, duke u tjetersuar territorin historik te himarioteve, pa u bere zhurme dhe vecanerisht mos te ishte shkak ne perplasje mes Tiranes dhe Athines.
Ne loje hyri Partia Demokratike (Opozita), e cila orientoi edhe Omonia, qe te fokusohej ne prishjen e shtepive ne Himare dhe jo me gjere per anullimin e Planit te Zhvillimit, resortet turistike qe po ngrihen mbi toka te grabitura, madje Omonia dhe PD jane duke bere nje aleance parazgjedhore, takimet e te cileve, u shpergulen edhe ne USA. Por ka nje fakt: Protestat kane pushuar, Qeveria Rama, hyri ne Himare dhe shkateroi shtepite qe kishte planifikuar. Ndersa resortet ne prona te kontestuara, punojne diten dhe naten.
Por ky moment perplasje per Himaren, perkoi edhe me problemet qe kane mbetur pezull mes Greqise dhe Shqiperise, Traktati i Miqesise, i cili duhet te ratifikohet nga Parlamentet e te dyja vendeve, per te arritur ne nje marveshje te re miqesore. Kundershtia kryesore eshte Kufiri. Greqia deshiron Kufirin Detar me Shqiperine, por sipas kesaj llogjike, “as nuk i intereson Himara”, as Epiri I Veriut, per te cilen sot ndoshta ky kufi, nuk do te ekzistonte, ne se Athina, do ta kishte zgjidhur kete ceshtje, te pakten dy here pas vitit 1991.
Perplasjet Greko Shqiptare te dy viteve te fundit, kane Himaren si component krize, Athina ariti te deklaronte se me rastin e Himares ku dhunohen lirite dhe te drejtat e njeriut, do te mbronte gjithe greket ne territorin e Shjqiperise (e cila eshte per tu pare) dhe ndermori me kete rast dy inisiativa, e para nepermjet VETO ne BE dhe e dyta, duke hequr nenshtetesine greke per ata persona qe punojne ne detyre publike ne Shqiperi dhe qe dalin kunder interesave te Komunitetit Grek sic ndodhi ne Himare. Mesa duket asnjera dhe as tjetra nuk dhane rezultat.
Nga ana tjeter Tirana, ben cte doje me Himaren dhe greket ne pergjithesi. Aktualisht ka ritur potencen e ndertimeve ne Himare duke prishur balancat etnike, si asnje rajon tjeter te Shqiperise, mbeshetur gjeresisht nga Policia dhe autoritetet vendore. Per Himaren, ndryshuan Kushtetuten, ligjet per pronen dhe investitoret strategjik, bejne plane, aprovojne vendime qeverie dhe tjetersojne te drejten e prones, kryejne pastrim te heshtur etnik me ane te mos regjistrimit te titujve te pronesise per greket autokton dhe favorizimit te shqiptareve myslymane me hipoteka fallso nepermjet Projekteve Pilot, Pra, Tirana punon fort ne terren, grabit dhe nderton, Athina meret me deklarata. ….Dhe nga ana tjeter vjen papritur Kreta………. Dhe pas Kretes, ne Janar 2018, vjen Tirana, Kotzias vjen per te zgjidhur Ceshtjet e Mbetura historike….. dhe loja vazhdon....
Deri atehere, ne Himare, ne se nuk do te kete nderhyrje si nga Greqia apo USA, do te kemi per te patur kete rezultat:
"Jane ndertuar 20 Hotele me para te pista te Panama Papers qe nuk do te paguajne taksa per 10 vite, Jane ndertuar 5 Resorte, vilat e te cilave jane shitur tek Kosovo Mafia, Shqiptare te kamur te Tiranes, qeveritare, parlamentare, politikane, gjyqtare dhe prokurore te korruptuar, shqiptare te diasporas, personazhe mediatik, etj. Jane ndertuar 10 kuartiere te reja me shqiptare te deportuar, popullsia e te cileve do te kaloje vendasit greket etnike, shtepite e vjetra te fshatrave, jane shnderuar ne Muze dhe nuk do te vihet dore per 100 vite, Plazhet do te jene private ne perdorim nga shqiptaret e ardhur, ndersa Portet e reja do te funksionojne vetem per oligarket dhe aspak per vendasit. Territori I Himares, tjetersohet teresisht dhe as emri Himare, nuk do te ekzistoje. Himara me historine qe krenoheshin edhe greket por edhe shqiptaret, u tjetersua nga nje kaste politikanesh bandita ne Tirane, qe vepronin ne emer te "zhvillimit dhe vlerave europianiste".
Dhe papritur kemi ngecur tek bisedimet. Problemi Nr 1. Cfar do te ndodhe ne se nuk arrihen Marveshja e Kufirit Detar mes Greqise dhe Shqiperise, i cili, eshte nje investim diplomatic dhe gjeopolitik shume i madh i Athines prej vitit 2008, (per te cilen, bashke me premtimin e Varezave te Ushtareve Greke te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore, Tirana fitoi aneteresimin ne NATO dhe Hapjen e Procesit te Stabilizim Asocimit me BE, ne Shkurt te 2009, pa asnje pretendim te Ceshtjeve Kombetare Greke, per Vetevendosje te grekeve ne Epirin e Veriut nga ana e Greqise, por qe nuk do te leshohet nga Tirana, atehere rjedhimisht, Athina do te kaloje ne nje Plan B, plan i cili po perflitet ne gjithe Ballkanin.
No comments:
Post a Comment
smanalysis