Saturday, December 9, 2017

Albaleaks: dokumentat e informimeve të SHISH për përfshirjen e Policisë së Shtetit në trafikun e drogës

Image result for albanian drugs policy

Albaleaks: dokumentat e informimeve të SHISH për përfshirjen e Policisë së Shtetit në trafikun e drogës

Dje Exit.al bëri të ditur se Shërbimi Informativ ka dërguar me dhjetra informacione drejt Prokurorisë së krimeve të Rënda dhe Minsitrisë së Brendeshëm mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017. Reagimet e qytetarëve dhe të lexuesve nuk munguan, por munguan reagimet e zyrtarëve. Asnjë koment nga ana e qeverisë dhe heshtje e studiuar e medias pranë qeverisë.

Në mes të shumë komplimenteve nga qytetarë të lodhur së jetuari në një vend të administruar nga trafiqet, disa persona hodhën edhe dyshimet mbi ekzistencën reale të dokumentit.

Për këtë arsye po fillojmë publikimin e dokumentave, duke kujtuar se në të gjityhë botën, dhe me më shumë arsye në Shqipëri, raportet e shërbimeve sekrete nuk janë domosdoshmërisht një provë dhe akoma më pak dënim fajësie. Kjo është arsyeja që ne i kemi mbuluar të dhënat identifikuese të personave që janë denoncuar denoncuar, por ndaj të cilëve nuk ka hetim nga prokuroria.

Për më tepër, mungesa e kokës së dokumentit nuk na jep mundësin të konfirmojmë me siguri origjinën e tij dhe as qëllimin e vërtet. Por çdo gazetar i pyetur prej nesh e ka quajtur të vërtet dhe shumë të ndërlikuar për të qënë i pavërtet dhe i prodhuar e shpërndarë me qëllimin e vetëm për të rritur turbullirat mbi këtë temë.

Një lajm interesant është se nga 127 emra të punonjësve të policisë të cituar në pjesën e raportit që ne kemie, vetëm 5 janë  nën hetim zyrtarisht, ndërsa 8 emra të tjera janë denoncuar nga PD për përfshirje në trafikun e drogës.

Link

     



No comments:

Post a Comment

smanalysis